SHËNDETËSIA

ShSKUK me mobilizim të ri për menaxhimin e pandemisë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) njoftoi se ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për riorganizimin dhe mobilizimin e përgjithshëm në të gjitha klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme nën menaxhim të ShSKUK-së.

“Të gjitha spitalet janë obliguar që të krijojnë hapësira shtesë, krahas hapësirave aktuale që kanë për trajtim të pacientëve të dyshuar dhe konfirmuar me Covid-19. Në Klinikën e Neurologjisë shpejt do të jenë të gatshme hapësirat për pranim të pacientëve të dyshuar me Covid-19”, thuhet në një njoftim të ShSKUK-së.

Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike janë pezulluar të gjitha pushimet vjetore deri më datën 1 gusht 2020 për të gjithë të punësuarit në institucionet publike nën menaxhim të ShSKUK, përfshirë stafin shëndetësorë dhe tekniko-administrativ.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK) ka njoftuar të dielën se janë regjistruar edhe 216 raste të reja me koronavirus pas testimit të 493 mostrave.

Numri total i rasteve pozitive deri më 12 korrik është 4.931 raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 102 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483