SHËNDETËSIA

ShSKUK-ja do të ankohet në lidhje me vendimin e Inspektoratit për ish-drejtorin

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik ka paralajmëruar se do ta dërgojë në gjykatë vendimin e Inspektoratit të Punës që kishte konstatuar një mori shkeljesh në shkarkimin e Basri Sejdiut nga posti i drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së.

Të hënën, Sejdiu njoftoi se edhe shkalla e dytë e Inspektoratit të Punës kishte hedhur poshtë ankesën e Bordit Drejtues të ShSKUK-së ndaj vendimit të shkallës së parë.

Ndërkaq, të martën, në një komunikatë për media, Bordi Drejtues i ShSKUK-së ka njoftuar se e ka pranuar vendimin, por ka shtuar se do të ankohet duke thënë se Inspektorati s’e ka vlerësuar gjendjen në mënyrë adekuate.

“Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, njofton se ka pranuar Vendimin me numër 7389, të datës 05.10.2020, nga ana e Inspektoratit të Punës, përmes së cilit njoftohet se është refuzuar ankesa e Bordit Drejtues, për pezullim të Vendimit të Shkallës së Parë të Inspektoratit të Punës, lidhur me shkarkimin e dr. Basri Sejdiu nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së. Bordi Drejtues i ShSKUK-së, konsideron që Inspektorati i Punës nuk ka vlerësuar gjendjen faktike në mënyrë adekuate lidhur në këtë çështje, po ashtu, ka vepruar jashtë kompetencave të përcaktuara me Ligjin Nr. 06/L-144 për Zyrtarët Publik, si rrjedhojë do të procedojë këtë rast tek institucionet kompetente, konform dispozitave ligjore”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Aktualisht ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm në ShSKUK është Valbon Krasniqi.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//ashoupsu.com/4/3473483