SHËNDETËSIA

SHSKUK e konfirmon zyrtarisht përjashtimin e Gani Bajraktarit nga Kardiologjia

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar e ka konfirmuar zyrtarisht për Gazetën Shneta se Dr. Gani Bajraktari është larguar nga puna në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.

“SHSKUK ju konfirmon se kardiologu në fjalë është larguar përkohësisht nga puna, lënda është dërguar në komisionin disiplinor i cili do të merret me rastin”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Kardiologu Gani Bajraktari është përjashtuar nga puna në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.

Gazeta Shneta ka mësuar se Bajraktari është gjetur fajtor në tre raste nga Komisioni Disiplinor, për çka edhe është marr vendimi për largimin e tij nga puna.

Shkas për largimin e tij nga puna është suspendimi i tij para disa muajsh për referimin e një pacienti në një spital privat, rasti i dytë është dalja e tij në media ku pretendoi se është rritur numri i pacientëve të vdekur në Klinikën e Kardiologjisë Invazive, si dhe një rast për “frikësimin e një pacienti me qëllim dërgimin e tij në spital privat”.
Pretendimet e tij në media për rritjen e numrit të vdekshmërisë në Kardiologji, Drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu i kishte quajtur qëllim këqija dhe të pavërteta. Sejdiu deklaroi në një konferencë për media se është vet dëshmitar i një rasti kur Bajraktari e kishte friëksuar një pacient me qëllim që ai të shkonte në spital privat. Sejdiu pati thënë se kishin arritur ta ndalnin pacientin në klinikë dhe të njëjtin ta trajtonin aty. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.