SHËNDETËSIA

ShSKUK: 59 pacientë po trajtohen nga Koronavirusi

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në klinikat COVID-19, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, trajtim po marrin 59 pacientë.

Sipas ShSKUK 28 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 2 në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 12 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-covid-19, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë.

Spitali i Prizrenit, 1 pacientë, Spitali i Gjakovës, 6 pacientë, Spitali i Gjilanit, 2 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 6 pacientë.

Shfaq më shumë
//ugroocuw.net/4/3473483