KULTURË

SHQIPTARJA SHPËRBLEHET ME ÇMIMIN FOTOGRAFIA E VITIT NË “INTERNATIONAL FILM FESTIVAL OF NEW YORK”

Fadil Berisha mbetet si fotografi më i mirë i kohës së sotme që punon dhe jeton në SHBA.

Por, pos 46-vjeçarit përtej oqeanit Atlantik e suksesshme është edhe një fotografe, e cila ka vite që punon në Amerikë.

Bëhet fjalë për Liridona Gjokajn, e cila ka realizuar një numër të madh të imazheve të modeleve dhe artisteve.

Kjo ka bërë që bukuroshja jonë për punë e mirë të shpërblehet edhe një festival të njohur në Shtetet e Bashkuara.

“International Film Festival of New York” ka shpërblyer zeshkanen me çmimin fotografia e vitit 2019, të mbajtur në Nju Jork.

Ndryshe, Donën do ta shohim edhe në projekte të tjera të modës dhe kinematografisë.