Kosova

Shqiptari nga Amerika i cili ia bëri dhuratë Haradinajt, pikturën me Luanin në shpinë

Më në fund është zbuluar se kush e ka porositur piktorin Agim Gecaj nga Tuzi ta pikturojë gjeneralin e Dukagjinit, Ramush Haradinajn me të vëllanë e tij, të vrarë në shpinë, Luanin.

Redaksia e web faqes “Plava e Gucia Sot” e ka kuptuar nga kontaktet me piktorin dhe adhuruesin e arteve se ky është një shqiptar i cili jeton në Detroid të Amerikës, i cili quhet, Zef Lulgjurgjaj.

Në një postim Zefi ndër të tjera shkruan me sa vijon:

Postimi i plotë:

S’pari po ju them se nuk e kisha leht me lshua Malsin e me dal shtalb i ri n’Detroit, mu nda prej vandlindjet me fillua jetën e re.
Ishte 1985 kur mora rrugët e largëta, por me bani mirë, sepse largimi nga Malsia, zgjoi tek unë edhe ma shumë dashuninë ndaj atdheut.
Rinia m’kaloi tue mbajt n’gji mallin për atdheun e robnuem, dhe gjithçka që ndodhte atje, mbjellte mall e nostalgji n’zemren time.
Me luftën e kosovës, filloi edhe angazhimi im intenziv n’jetën politike.
Familja Jashari dhe Haradinaj zgjuen ndjenjen e patriotizmit të çdo shqiptar, pra edhe tek unë personalisht.
Por nga të gjithë herojt e gjallë, Ramushi la kujtime te pashlyeme n’zemren time, e sidomos ajo natë kur e bajti n’shpinë vlla Luanin, prej Krumes deri n’Has.
Ai rrefim i tij i asaj nate, do t’mbetet përgjithmonë i shenuem n’zemrën time. Por deshta ta ngjalli edhe n’pikturë, qe t’mos harrohet, prandaj me kërkesën time e angazhova piktorin ( Agim Gecaj ) që t’a pikturoi Ramushin me vlla Luanin n’shpinë.
Kjo ne njifar dore ishte dhurata ime per heroizmin e tij gjatë luftës.
Por mos harrononi, se unë jam iniciatori i vetëm që i bana ftesë para dy vitësh për manifestimin e Malsisë Madhe me rastin e 6 Prillit që u realizua sivjet.
Kjo asht n’pika t’shkurta veprimtaria ime atdhetare këtu n’Michigan dhe simpatia ime ndaj gjeneral Ramush Haradinaj.

Me respect Zef Lulgjuraj Detroit
Michigan 23/7/2019

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483