Kuriozitet

Shqiptarët kanë më shumë akses në celularë sesa në tualet!

Teknologjia celulare ka përparuar aq shumë në vendin tonë sa përdorimi i shërbimeve të telefonit i ka kaluar ka kaluar aksesin në tualet.

“Monitor” raporton se në Shqipëri në vitin 2018 përdoruesit e shërbimeve celulare arritën në 4,143,603, çka do të thotë se 41 % e popullsisë ka më shumë se një kartë telefonike në pronësi.

Në vitin 2003″>2003 numëroheshin vetëm 1,1 milionë përdorues. Ndërsa sipas matjeve të fundit të INSTAT në vitin 2011 rreth 78 % e shqiptarëve kishin akses në një tualet me ujë të rrjedhshëm brenda banesë.

Nga viti 2003″>2003 deri në vitin 2018 numri i përdoruesve të telefonit është katërfishuar, teksa aksesi në tualet normal nuk ka ecur në të njëjtat ritme.

“Zhvillimi i qëndrueshëm global e konsideron parësore qasjen në ujë të pijshëm, sidomos brenda banesave, çka do të sillte edhe përmirësime në lidhje me praninë e tualeteve, banjave dhe dusheve me ujë të rrjedhshëm”, sipas “Monitor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.