Rajoni

‘Shqiptarë të mallkuar’ u brohorit në protestën kundër emrit të ri të Maqedonisë

Të vetëquajtur si ”Vëllazëria e Krishterë” qindra protestues dje kanë dalë në protestë në Shkup për të kundërshtuar ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

”Trekëmbësh”, ”Tradhëtarë”, ”Varje”, ”Maqedoni antike” dhe shumë ofendime e mallkime për politikanë maqedonas dhe udhëheqës të LSDM-së.

Gjorge Ivanov pas refuzimit të pranimit të marrëveshjes nga protestuesit shihej si hero, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Edhe shqiptarët, si çdo ngjarje tjetër në Shkup, nuk mbetën pa u ofenduar. ”Le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar se emri nuk do të ndryshohet”. këndohej nga protestuesit.

Pas kësaj, mbrëmë ka pasur reagime në rrjetet sociale për të dënuar këto ofendime makabre.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483