Kombëtare

Shqipëria zbardhet nga bora

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira të dendura dhe me reshje shiu të vazhdueshme.

Intensiteti i tyre parashikohet që të jetë mesatar, në formë shtrëngatash ndërsa në veri me shkarkesa elektrike.

Për shkak të uljes edhe të temperaturave, në pjesën veriore të vendit parashikon reshje të dendura bore në lartësitë mbi 300 metër dhe në pjesën tjetër të vendit, në lartësitë deri në 500 metër. Parashikohet mjegull e mjegullinë nga reshjet e shiut e dëborës. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim 1-12 m/sek . Përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore të vendit era do të jetë me shpejtësi deri në 23-30 m/s. Përkohësisht parashikohet stuhi ere në mesditë ndërsa valëzimi në det parashikohet i forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Qytetet Temperaturat në °C Sigla

Shkodër 5/7 re shi/bore

Lezhë 5/8 re shi

Durrës 5/9 re shi

Tiranë 5/9 re shi

Berat 2/6 re shi

Vlorë 6/9 re shi

Korçë 2/5 re bore

Gjirokastër 4/6 re shi/bore

Sarandë 7/10 re shi

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.