Rajoni

Shqipëria u rikthehet ditëve të protestave

Shqipëria së shpejti do t’ju rikthehet ditëve të saj të vështira, atyre me protesta.

“Me rastin e 20 shkurtit, ditës së rrëzimit të bustit të diktatorit, Forumi Rinor i Partisë Demokratike në orën 12.30 organizon një protestë në sheshin para kryeministrisë, ku do të ketë fjalë të studentëve nga Tirana dhe rrethet”, njofton PD.

Sot bëhen 29 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës.

Rrëzimi i shtatores së Hoxhës u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë.

20 Shkurti është caktuar si Dita e Kujtesës kombëtare për Martirët dhe Viktimat e regjimit komunist.