Kombëtare

Shqipëria ‘merr frymë’, ja aktivitetet e tjera që do të ripahen nga e hëna

Muzetë, bibliotekat, kopshti Zoologjik e Botanik dhe kursi i patentës janë aktivitetet e shtuara në listën e subjekteve që janë lejuar të hapen prej kësaj të hëne.

Në platformën e-Albania është publikuar lista e subjekteve të lejuara prej 4 majit, ku përveç tregtisë së veshjeve, këpucëve apo tekstileve të përdorura apo të reja në dyqane me pakicë, janë shtuar muzetë, aktivitete mbështetëse për shfaqje artistike, arsimi kulturor, kopshtet botanike dhe zoologjike, ndërkohë që shoferët e rinj mund të marrin mësime për kursin e patentës.

Gjithashtu do të lejohen të nisin punën kurset e ndryshme, arsimi kulturor, bibliotekat si dhe krijimtaria artistike.

Nga e hëna e 4 majit është lejuar edhe lëvizja ndërqytetëse me taksi me 2 persona brenda, anëtarë të së njëjtës familje.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.