SPORT

Shqipëria e nis me humbje aventurën në “Air Albania”

Shqipëria e ka mbyllur me humbje fazën kualifikuese për Euro 2020.

“Kuqezinjtë” pësuan me rezultat prej 0-2 në shtëpinë e re “Air Albania”, që u inaugurua sot, nga kampioni i botës, Franca.

Ishte Tolisso ai që shënoi golin e parë në minutën e tetë të takimit.

Derisa epërsinë e dyfishoi Antoine Griezmann në minutën e 32.

Shqipëria pati një paraqitje mjaft të mirë në pjesën e dytë ku krijoi disa raste shënimi, por që nuk arriti t’i konkretizojë.

Kualifikimet për Euro 2020 kombëtarja e Shqipërisë i mbyll në vendin e katërt me 13 pikë, derisa nga Grupi H janë kualifikuar Franca e Turqia me 25, respektivisht 23 pikë të grumbulluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.