OPINION

Shqipëria dhe viset e saj janë vetëm shqiptare

Shkruan: Erald SELCA
Jemi dëshmitar se pas viteve 90-ta, në Shqipërinë kinse demokratike dhe viset e saja u rrit ndikimi turko-arab, greko-serbosllav italian etj. të gjitha këto rryma dhe ndikime antishqiptare.

Në vendin e kryeheroit Kombëtar Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në vendin e shqiponjave duhet priten fijet e ndikimeve politike agjenturave të huaja antishqiptare që bëjnë përçarje mes nesh me moton përçaj e sundo !

Politika jonë servile e katastrofale që e ka bo atdheun tonë poligon të të huajve, duhet ta dijë se fundi do ju vijë me turp se me ose pa vetëdije po bëni tradhti kombëtare.

Shqipëria dhe trojet tona janë monoetnike shqiptare dhe këtu nuk ka çfarë lyp ndikim bizantin romak otoman neotoman grek serbosllavo-ruse etj

Ju që lejoni përmendore memoriale turqish, grekësh në trojet tona ju keni mohuar e po mohoni luftën heroike të madhe partizane dhe kreun e saj Enver Hoxhën lavdimadh ju mohoni heronjtë e vigut ju mohoni 28 mijë dëshmor ju mohoni 50 vite dritë ju mohoni kryevlerat kombëtare.

Duhet shporr njëherë e mirë ndikimet antishqiptare dhe politikanet tanë servil duhet hedh në kosha plehrave dhe nxjerrë para Gjyqit popullor !

Shqipëria dhe viset e saja kanë nevojë për shqiptarizim se ka tendenca asimilimi modern dhe perfid duke rrezikuar interesat tona kombëtare dhe sigurinë tonë kombëtare.

Populli duhet ta rritë vetëdijen kombëtare e ti marrë gjërat në duar sa ma parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.