Kombëtare

Shqipëri/ Ndërroi jetë nga koronavirusi mjeku i vetëm pulmolog në Peshkopi

Doktor Ibrahim Kaziu, mjek pneumolog ka humbur betejën pasi ishte infektuar nga virusi, ndërsa ishte shtruar në spital prej disa ditësh.

Ai punonte pranë Spitalit të Peshkopisë i vetmi mjek pneumolog që Qark, ndërsa ka mbajtur edhe postin e zëvendësdrejtorit.

“U prehsh në paqe dr. Ibrahimi Nje jete ne sherbim te popullit. Dr. Ibrahim Kaziu ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Dibres për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues teknik ne Spitalin Dibër. Dr. Ibrahimi nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor”, shkruan Spitali i Dibrës.