SPORT

Shqipëri – Islandë, dalin në shitje biletat nga FSHF

Image result for Shqipëri – Islandë

Kombëtarja e Shqipërisë do t’i zhvilloj dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Euro 2020.

Më 7 shtator fillimisht kuqezinjtë do të luajnë në udhëtim te Franca, ndërsa tri ditë më vonë presin në Elbasan, Islandën.

Federata e Futbollit të Shqipërisë, ka nxjerr biletat në shitje për duelin me Islandën.

Bileta më e lirë për ta parë këtë takim është 4 euro, ndërsa ajo më e shtrenjta 98 euro që është VIP.

Njoftimi i plotë nga FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit së kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Shqipëri-Islandë, përballje e cila do të zhvillohet në datën 10 shtator 2019 ora 20:45. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, Elbasan.

Shqipëria bën pjesë në grupin H, të këtyre eliminatoreve sëbashku me këto përfaqësuese: Francën, Turqinë, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.

Të gjithë të interesuarit për bileta, mund ti blejnë në websitin e FSHF-së në linkun përkatës: bileta.fshf.org. FSHF ju bën me dije se janë të gjithë sektorët dhe tribunat në shitje, ku mund të blini biletat për të ndjekur përballjen e ekipit tonë përfaqësues.

Më poshtë mund të gjeni listën e çmimeve të biletave në lek: