Shqipëri: Dhomat me qira s’do taksohen, ato që jepen për turistët s’do regjistrohen si biznese

Individët që japin dhoma me qira nuk do të regjistrohen si biznes.

Ky është propozimi i fundit i qeverisë, e cila ndryshon varianti fillestar në projektligjin e turizmit, ku thuhej se çdokush që jepte me qira një dhomë, apartament apo vilë nëpërmjet platformave AirBnB apo Booking për qëllime turistike, duhet të regjistrohej si biznes në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Ministria e Financave propozoi këtë lehtësi në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, duke argumentuar se ofrohet aktivitet sezonal, vetëm 2-3 muaj gjatë verës apo një periudhë në festat e Krishtlindjeve.

Me këtë ndryshim, tashmë, detyrimin për t’u regjistruar në QKB, do ta kenë vetëm sipërmarrësit që kanë bllok apartamentesh, “Struktura akomoduese të trashëgimisë kulturore” dhe “Hotele të shpërndarë”, të menaxhuar nga i njëjti sipërmarrës turistik.

Individët apo qytetarët që i përkasin kësaj kategorie do të duhet të marrë në ministrinë e Turizmit një certifikatë kategorizimi sipas standardeve të dhomës, apartamentit apo vilës.

Drafti parashikon që nëse këta qytetarë japin pronën me qira pa marrë certifikatën e klasifikimin gjobiten nga 20-50 mijë lekë. Në këtë kategori bëjnë pjesë kryesisht familjet që nuk ushtrojnë aktivitet në fushën e turizmit përgjatë gjithë vitit, por një pronë që kanë e japin me qira për pushuesit vetëm në sezonin verorë.

Go to TOP