Kombëtare

Shqipëri, 4 të vdekur dhe 169 raste të reja me coronavirus

Katër persona me COVID-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe 169 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga gjithsej 2520 testime të kryera, derisa 572 persona kanë arritur ta fitojnë betejën me virusin.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, nëntë në terapi intensive nga të cilët një pacient është i intubuar.