Rajoni

Shqipëri, 21 të vdekur nga coronavirusi

Në 24 orët e fundit në Shqipëri me koronavirus janë konfirmuar 851 raste të reja nga 3.149 testime të kryera në terren, ndërsa 21 persona kanë humbur jetën me infeksionin e rrezikshëm.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 903 qytetarë dhe janë kryer 15.793 vaksinime.

Rastet e reja me koronavirus janë konfirmuar në Tiranë 377, Pogradec 48, Elbasan, Kavajë nga 30 raste, Durrës 29, Vlorë 28, Shkodër 27, Fier 26, Berat 25, Lezhë 23, Sarandë 21 raste etj.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 606 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 10 janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetar nga Berati, 2 qytetar nga Kuçova dhe nga një qytetar nga Kavaja, Fieri, Kukësi, Lushnja, Durrësi, Puka, Librazhdi, Kolonja dhe Kurbini, të moshave 42-94 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 109.674 raste, prej tyre 72.076 janë shëruar, 35.742 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1.856 pacientë.