SHËNDETËSIA

Shqetësuese rritja e rasteve me hepatit B dhe C në Kosovë

Rritja e rasteve të infektuar me Hepatitin B dhe C është shqetësuese për vendin tonë. Infektologët thonë se institucionet e vendit duhet t’i kushtojnë rendësi fushatave qe kanë për qëllim vetëdijesimin dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Rritja e numrit të përdorueseve të drogave rritë edhe mundësinë e përhapjes se hepatiteve, e qe në shumicën e rasteve përfundojnë me fatalitet, ka thënë epidemiologu Isuf Dedushaj.

Në ditën Botërore të Hepatitit me 28 korrik, në mbarë botën mbahen aktivitete të shumta të cilat kanë për qellim ngritjen e vetëdijes s popullatës në parandalimin e këtij virusi. Infektologu Sali Ahmeti ka thënë për televizionin publik, se Kosova nuk ka statistika të sakta rreth numrit të të infektuarve, por shtimi i rasteve është shqetësues.

“Jemi një vend me incidencë mjaftë të lartë të hepatiteve B dhe C dhe të pasojave të shkaktuara nga këto viruse:, tha ai..

Verdhëza siç njihet në popull ose hepatiti A nuk paraqet ndonjë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, ka thënë epidemiologu Isuf Dedushaj. Ai shpjegon për rrezikshmërinë e hepatitit B dhe C.

“Hepatiti B është sëmundje e tmerrshme, e tani kur ju ka shtua edhe C-ja është më dhjetëra herë më e rrezikshme se sa HIV-AIDS-i. Por, kur është në pyetje sida ose AIDS-i, njerëzit thonë se pse u sëmura unë,?? e çka bana,?? edhe pse krejtësisht përhapet si Aids-i”, tha ai.

Problem serioz del të jetë numri gjithnjë e në rritje i përdoruesve të drogave tek të rinjtë në mbarë vendin, e kjo tregon se institucionet e vendit janë tërësisht të dështuara në parandalimin e kësaj dukurie, tha Dedushaj.

”Në gjimnaze, në shkolla të mesme, në fakultete rinia jonë abuzon drogë, unë e kam thënë dhe e them se kemi ra në provim, Ministria e Shëndetësisë ka ra në provim për arsye se Instituti Kombëtar është referent i mistrisë së shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar është përgjegjës për shëndetin e popullit të Kosovës. Ne duhet të punojmë në vetëdijesimin dhe detektimin e personave narkoman dhe narkomanin ta parandalojmë para se këta fëmijë ti merr kjo e zezë”, tha ai.

Rreth 90 për qind e njerëzve me hepatit nuk janë në dijeni të infeksionit, thotë infektologu Ahmeti. Ai shpjegon se, mungesa e vetëdijesimit po bën që sëmundja të përparojë deri në dëmtime të rënda të mëlçisë. Ai u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë testet, me qëllim të zbulimit të hershëm të kësaj sëmundje.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.