SHËNDETËSIA

Shpresë për të prekurit me Covid-19/ Zbulohet në Bergamo makina e antitrupave

Disa mjekë në spitalin “Papa Giovanni XXIII” të Bergamos në Itali kanë bërë një gjetje mjaft shpresëdhënëse në luftën kundër Koronavirusit.

Falë një makinerie që deri sot është përdorur për një funksion tjetër, tani do përdoret për të nxjerrë nga trupi i të shëruarve me Covid-19 antitrupat që ndihmojnë pacientët në gjendje të rëndë të mposhtin virusin.

Studimet janë ende në fazën fillestare, por nëse rezultojnë të suksesshme zbulohet një mënyrë e re dhe më e shpejtë për të luftuar COVID-in.

Njëlloj si ndodhi me plazmën e gjakut që në Pavia dhe Mantova ku shërbeu si kurë për të shëruar pacientët në gjendje të rëndë, edhe në Bergamo është ideuar një terapi eksperimentale ku përdoren proteinat që mposhtin Koronavirusin.

Mjekët shpjegojnë se deri sot kjo teknikë ishte përdorur për të kuruar nefropatinë një sëmundje e veshkave për antitrupa që dalin jashtë kontrollit dhe sulmojnë organizmin duke e shkatërruar.

Piero Luigi Ruggenenti, drejtori i Nefrologia dhe Dializës shpjegon eksperimentin ku marrin pjesë edhe mjekët Stefano Rota e Diego Curtò.

Nxjerrja e trupave zgjat për rreth dy orë, dhe nuk shkakton asnjë dhimbje për dhuruesin.

Një tub tërheq gjakun që më pas kalon nëpërmjet një instrumenti që nxjerr antitrupat e më pas kalojnë në një filtër.

Nuk mund të themi ende që kjo është një zgjidhje përfundimtare, duhet të bëjmë ende prova për të pasur rezultate konkrete. 

Makineria në fjalë:

Image