SPORT

Shpëton nga falimentimi FC Prizreni në futsall, Skender Simtçiu president i ri i klubit

FC Prizreni ishte në prag të shpërbërjes duke marrë parasysh gjendjen e rëndë që po kalon sporti kosovar, por në radhë të parë për shkak të mungesës së mjeteve të nevojshme financiare.

Ndihma e vetme e ofruar për sezonin e ri ishte nga Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini e Sport që këtë vit klubin e ka mbështetur me shumën prej 2.000 eurove, e cila nuk mjafton për një klub që garon në elitën e futsallit kosovar.

Duke pare këtë gjendje ne ndihmë skuadrës prizrenase i ka dalë familja Simitçiu nga Çekia.

FC Prizrenit nga sezoni i ri do t’i prijë, Skender Simitçiu, që do të jetë ne rolin e presidentit të klubit. Ai edhe në të kaluarën ka kontribuar në futbollin prizrenas, pasi ka qenë futbollist i FC Liria.

Duke ditur që familja Simitçiu është e njohur në Evropë për sukseset në futsall, pritet që FC Prizreni të jetë shembull i organizimit dhe funksionimit në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483