Bota

Shpërthimi në një fabrikë në Katalonjë vret një person tre kilometra larg

Një shpërthim i madh në një fabrikë me kemikale në Katalonjë ka vrarë një person tre kilometra larg vendit të shpërthimit.

Burri, emri i të cilit është Sergio, ishte në banesën e tij kur një objekt njëtonësh shkaktoi rrëzimin e ndërtesës, kanë konfirmuar zyrtarët.

Një punëtor i fabrikës po ashtu kishte vdekur, ndërsa dy të tjerë ishin lënduar, në incidentin që ndodhi të martën në mbrëmje.

Autoritetet kanë thënë se me gjasë kjo ishte si pasojë e një aksidenti kemikal, por nuk është liruar asnjë substancë toksike, raporton BBC, transmeton Koha.net.

Njerëzit janë urdhëruar të qëndrojnë nëpër shtëpi në mbrëmje pas eksplodimit që solli zjarr të madh.

Banorët në Torreforta, ku u vra Sergio, kanë përshkruar rastin sikur “nga qielli binin topa zjarri”.

Zjarrfikësit më pas kanë shpjeguar se kjo ishte një pllakë metali nga fabrika.

© 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.