Bota

Shpërthim i fuqishëm në Paris, qindra të evakuar

Një shpërthim i stërmadh ndodhi gjatë orëve të natës në një bllok apartamentesh në Paris.

60 zjarrfikës u ndeshën me flakët për të vënë nën kontroll “ferrin” në kryeqytetin francez.

Njerëzit postuan videot e tmerrshme në medias sociale, ku dëgjohen sirenat, si dhe skenat me tym të zi dhe zjarrfikës që përpiqen të përdorin shkallët për të shpëtuar banorët e bllokuar në apartamente.

Zjarri mësohet shpërtheu në një apartament në “Boulevard Macdonald”, në veri të Gare du Nord Eurostar, dhe mandej u përhap në 26 apartamente të tjera moderne.