SPORT

Shpërtheu mbrëmë me dy gola, mediumi zviceran ka një super-lajm për yllin e Kosovës

Elita e futbollit zviceran këtë mesjavë i ka zhvilluar ndeshjet e xhiros së 34-të.

Baseli në këtë xhiro ka shënuar fitore 3:2 në shtëpi përballë Luzernit.

Për mysafirët e Luzrenit, të dy golat i shënoi sulmuesi i Kosovës, Shkëlqim Demhasaj.

Ndërkaq, Demhasaj u vlerësua me notën më të mirë në këtë ndeshje te futbollistët e Luzernit.

Reprezentuesi kosovar u vlerësua me notën 5.0 nga “Luzernerzeitung”.

Mediumi në fjalë, nga ana tjetër, ka vlerësuar mesfushorin tjetër të Kosovës, Idriz Voca me notën 3.5, për një paraqitje solide në vijën defanzive të mesfushës.

Një gol në këtë ndeshje e shënoi Albian Ajeti.