Bota

Shpërtheu zjarri në një central bërthamor në Iran, por hetuesia nuk jep detaje

Hetuesit në Iran kanë gjetur shkakun e një zjarri në centralin bërthamor Natanz, ka thënë një zëdhënës i grupit kryesor të sigurisë së këtij shteti të premten, por nuk kanë dhënë detaje të shkakut për arsye të “çështjeve të sigurisë”.

Deklarata e Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Iran erdh në momentin kur Gholamreza Jalali, kreu i mbrojtjes civile i Iranit, tha për televizionin shtetëror se Teherani do ta kundërshtonte çdo shtet i cili kryen sulme kibernetike në centralet bërthamore të këtij shteti, shkruan Al Jazeera.

Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar tre zyrtarë iranianë, tha se zjarri në Natanz, që ndodhi të enjten, ishte shkaktuar nga një sulm kibernetik, transmeton KOHA.

Uzina për pasurimin e uraniumit Natanz, shumica e së cilës është nën tokë, është njëra nga disa centralet nukleare të Iranit të cilat monitorohen nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (IAEA), degë e OBSH-së.

Organizata Iraniane e Energjisë Bërthamore në fillim raportoi për një “incident” të enjten në Natanz, i cili gjendet në shkretëtirë në provincën Isfahan. Pastaj publikoi një fotografi të një ndërtesë njëkatëshe ku ishin djegur pjesërisht kulmi dhe muret.

IAEA tha se asnjë nga inspektorët e tyre nuk kishin qenë në Natanz në kohën incidentit por se “në lokacionin ku u shkaktua zjarri nuk ka materiale nukleare”.

Në vitin 2010, virusi i kompjuterëve Stuxnet, për të cilën besohet se është zhvilluar nga SHBA dhe Izraeli, u zbulua në centralin Natanz pasi që ishte përdorur për sulm kibernetik në këtë uzinë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483