Kosova

Shpërthen Labi: Jam keqpërdorur nga AAK, jam munduar me mish e shpirt për Haradinajn

Labinot Tahiri, i cili dështoi të bëhet deputet nga koalicioni AAK-PSD, pasi nuk arriti të merr votat e mjaftueshme, tani po akuzon partinë që e përfaqëson ai se e kanë keqpërdorur.

Labi, i cili njihet si këngëtar i tallavasë, këtë herë nuk ka arritur që të sigurojë votat e nevojshme për një mandat të dytë në Kuvendin e Kosovës.

Tahiri ka thënë që është keqpërdorur nga partia e Ramush Haradinajt, partinë në të cilën ai shkoi duke e përkrahur liderin e saj e promovuar atë në fushatë edhe më shumë se sa vetën.

“Unë nuk jam ndëshku po jam keqpërdor, nuk jam i pari në AAK që po ankohna , nuk kam arsye që s’jam deputet po jam keqpërdor si Labinot.

Ju e dini jam mundu me mish e shpirt me qenë kryeminister Ramush Haradinaj që i kam besu atij njeriut, vazhdoj me besu që Haradinaj nuk i lejon këto gjërash, por mbetet mu pa në të ardhmen”, ka thënë Tahiri për InDoks, transmeton Kosova.info.

Gjatë vitit 2017, Labi kishte kandiduar nga partia e Behgjet Pacolli,AKR, ku kishte arritur t’i marrë rreth 17 mijë vota, pas aderimit në AAK këtë vit, në zgjedhjet e 6 tetorit doli humbës, duke mos arritur që të hyjë për një mandat të dytë në Kuvend.

Leave a Reply

Your email address will not be published.