OPINION

Shpend Ahmeti mos kini frikë nga dështimet?

Shkruan:Bujar LEPAJA

Është shumë brengosëse për një qytetar të Prishtinës kur e lexon si lajm deklaratën publike të kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetit në lidhje me koficientin e ndërtimit në qendrën e qytetit – citoj: “Duhet me bo moratorium.

Moratorium me blloku krejt ndërtimin në qytet në Prishtinë edhe me drejtu krejt kah Prishtina e Re, por nëse e bëj këtë: ose do të jem i vrarë, ose në burg”.

Kjo mënyrë e deklarimit të një zyrtari publik, për qytetarin e thjesht nuk është asgjë më shumë se një pasqyrë e keqe për të ardhmen e fëmijëve tonë, një mesazh që jeta në Kosovë nuk ka as më të voglën shpresë dhe kuptim për të jetuar në Kosovë, apo edhe një mesazh frikësimi për të përshpejtuar largimin e qytetarëve nga Kosova.

Une besoj thellesisht qe Shpend A. Ahmeti e ka obligim moral që para votuesve të tijë dhe qytetarëve të Prishtinës si dhe gjithashtu e ka obligim ligjor të e skjaron publikisht këtë deklaratë të tijën dhe të spjegon se cila është arsyeja e vërtetë e këtij deklarimi./Kosova.info