Kosova

Shpend Ahmeti i gëzohet ardhjes së mbi 38 mijë vaksinave Astra Zeneca në Kosovë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është gëzuar ardhjes së  kontingjentit të dytë të vaksinave kundër Covid 19 nga kompania shpërndarëse COVAX.

Ahmeti ka thënë se vetëm vaksinimi më i madh i qytetarëve të Kosovës do të ulte një valë tjetër potenciale të virusit.

““Kontigjenti i radhës i vaksinave – lajm shumë i mirë! Dje në Prishtinë kan qenë vetëm 4 raste të reja me COVID-19. Kjo valë po ngadalësohet, dhe numri sa më i madh i të vaksinuarve zbut çfarëdo vale tjetër potenciale”, ka shkruar aio në një postim në “Facebook”.

Në ndërkohë, UNICEF-i, programi në Kosovë bëri të ditur se sapo kanë arritur 38,400 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në njoftim thuhet se shpërndarja do të jetë në përputhje me Planin Kombëtar të Vaksinimit të Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

 “Sot, ne kemi bërë një hap tjetër të rëndësishëm drejt shpërndarjes së barabartë të vaksinave! 38,400 doza shtesë të vaksinës kundër #COVID19 sapo mbërritën në Kosovë përmes COVAX. Shpërndarja do të jetë në përputhje me Planin Kombëtar të Vaksinimit të Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

Që nga mbërritja e 24,000 dozave të para të vaksinës kundër COVID19 në mars 2021, Ministria e Shëndetësisë zbatoi Planin Kombëtar të Vaksinimit, ku punonjësve shëndetësor dhe të moshuarve u dha përparësi si grupet e para për tu vaksinuar”, thuhet në njoftim.