Shpend Ahmeti falënderon Inspektorët dhe Policinë: E kemi obligim ta ruajmë veten dhe të tjerët

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka falënderuar ekipet te Inspeksionit dhe Policisë së Kosovës, për përkushtimin e tyre për mbikëqyrjen e zbatimit e masave.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.

Postimi i plotë:
Mirëdita Prishtinë,
Përhapja e shpejtë dhe numri i të rasteve të reja me #covid19 janë vazhdimisht në rritje dhe shqetësuese!
Mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.
Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm.
Falënderojmë ekipet e Inspekcionit dhe Policisë së Kosovës për punën e palodhshme dhe përkushtimin për mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre masave.

Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!
Shpend Ahmeti:
Postim i plotë: