Kosova

Shpend Ahmeti fajëson partitë politike për rritjen e rasteve me COVID-19

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë se partitë politike janë fajtoret kryesore për rritjen e numrit të rasteve me COVID-19.

Ahmeti tha se tubimet e mbajtura në fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit kanë ndikuar në rritjen e rasteve.

Tani sipas tij nëse ka rritje të rasteve duhet të merren masa restriktive.

Por, Ahmeti pyeti se me çfarë kredibiliteti moral do t’i kërkohet qytetarit mbyllje.

“Në një situatë hipotetike (larg qoftë por me probabilitet të lartë), ku rastet me COVID arrijnë mbi 800 në ditë – do të nevojiten masa restriktive. Pas asaj fushate me tubime, si ka kredibilitet moral për të kërkuar nga qytetarët çfarëdo mbyllje”.