SPORT

Shpend Ahmeti: Do të rriten tribunat në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Kryetari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kanë filluar diskutimet me Federatën e Futbollit të Kosovës për zgjerimin e kapaciteteve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sipas Ahmeti zgjerimi pritet të bëhet në tribunat e lindjes, veriut e jugut.

“Gjatë javëve në vijim do të bëjmë analizat e nevojshme për të vlerësuar mundësitë që të kemi deri në 20 mijë ulëse në stadiumin e qytetit”, ka njoftuar Ahmeti.

Ai tutje shtoi se është duke u punuar në stadiumin e ri në Hajvali.

“Po ashtu, punimet kanë vazhduar në stadiumin e ri në Hajvali të cilat në bashkëpunim me Federatën dhe financim nga UEFA do të jetë stadium i shkëlqyeshëm për disa nga ndeshjet e kategorive të ndryshme të përfaqësueses së Kosovës në futboll”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, futbolli kosovar ka një të ardhme të ndritur dhe se investimet janë të nevojshme.

“Investimet janë të nevojshme edhe nga niveli lokal edhe qendror për të rritur rezultatet dhe për ti mundësuar sa më shumë njerëzve që të ndjekin lojërat e shtetit tonë”, përfundoi njoftimin kryetari Ahmeti.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483