
Arkivë
Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti vlerëson se sa herë ka vendime të Gjykatës Kushtetuese flasim për mangësitë dhe zbrazëtirat e kushtetutës e mandej deri në vendimin e radhës nuk ka asnjë iniciativë që ta ndryshojmë atë apo të shtojmë qartësi në pjesë të paqarta.
“Vendimi absurd i Enver Hasanit et co ka mujt me u adresu 100 herë…Edhe më tutje nuk ka Republikë Parlamentare ku kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese të zgjedhjeve, edhe në qoftë se ajo parti i ka marr vetëm 10 përqind të votave.”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Sipas tij, edhe vendimi i fundit shkakton pasiguri, jostabilitet që vjen nga gjërat e (pa)thëna në Kushtetutë.
Sa herë ka vendime të Gjykatës Kushtetuese flasim për mangësitë dhe zbrazëtirat e kushtetutës e mandej deri në vendimin…
Posted by Shpend A. Ahmeti on Tuesday, January 19, 2021
add a comment