Kuriozitet

Shpella më e thellë në botë ndodhet në Gjeorgji, ja sa metra është(VIDEO)

Shpella më e thellë në botë është 2,212 metra.

Ekspertët nga Rusia e arritën fundin e saj në vitin 2018-të dhe mendojnë se ka akoma punë për të bërë.

Është një rrugëtim 50 vjeçar në shpellën më të thellë në botë të quajtur Veryovkina dhe që ndodhet në Abkhazia, Gjeorgji, një vend i cili mbart 4 shpellat më të thella të botës.

Për herë të parë ajo është zbuluar në vitin 1986 dhe në atë kohë u arrit matja e vetëm 115 metrave dhe në vitet e ardhshme u zbuluan edhe më shumë metra thellësi të saj.

Për herë të parë u arrit shumë kur në vitin 2006 u zbuluan plot 1000 metra të saj. Ekspertët tregojnë se 20 vite më parë askush s’mund ta mendonte se një shpellë mund të ishte deri në 2000 metra e thellë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.