SPORT
Shpati Zekaj i siguron Kosovës edhe një medalje në Athinë

Kosova ka marr medaljen e tretë në Kupën Evropiane për Juniorë që po mbahet në Athinë.
Në kategorinë deri 100 kilogramë xhudisti Shpati Zekaj ka shkëlqyer duke rrëmbyer medaljen e bronztë.
Ai në garë për të bronztën e mposhti xhudistin turk Fatih Acet.
Kurse Arbër Kullashi, në kategorinë deri 81 kilogramë, përfundoi në vendin e shtatë pas katër fitoreve e dy humbjeve.
Kujtojmë se dje medalje të arta në këtë garë rrëmbyen xhudistet Flaka Loxha e Erza Muminoviq.