Kosova

Shpartallohet SLS e Sllobodan Petroviqit

Nënkryetari i SLS dhe ish ministri për komunitete dhe kthim Boban Stankovic dhe anëtarët e këshillit qendror, Nebojsha dhe Sllavisha Jakovljeviq kanë pohuar sonte se kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme në të gjitha funksionet në parti, raporton Kosova.info.

Në komunikatë theksojnë se, vendimin për dorëheqje të parevokueshme e kanë marr pas analizës së detajuar pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit.

“Si njerëz të përgjegjshëm, por para së gjithash si shtëpiak të mirë serb nuk shohim kurrfarë qëllimi të angazhimit tonë të mëtutjeshëm në SLS kur dihet se çfarë mendon populli për politiken e kësaj partie dhe si na përkrahi neë zgjedhjet e fundit parlamentare”, thuhet në komunikatë.

Ata pohojnë se vendimi i marr është akt moral dhe pastaj pamundësi që në formë reprezentative të paraqesin popullin serb në institucionet e Kosovës dhe të japin kontribut në unifikimin dhe ekzistencën e popullit serb në Kosovë.

“Arsye tjetër shumë me rëndësi i dorëheqjes tonë të parevokueshme në SLS është qëndrimi ynë i fuqishëm që më tutje të mos bashkëpunojmë me kryetarin e SLS Sllobodan Petroviqin kurse këtë vendim tonin e përkrahin shumica absolute në SLS”, shprehen në komunikatë.

“Pamundësia dhe paaftësia e kryetarit të partisë Sllobodan Petroviqit që të njeh momentin dhe seriozitetin e situatës në të cilin gjendet populli serb e të cilit në këtë moment i nevojitet uniteti dhe qasje uniteti në mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë, Sllobodan Petroviqi me kryeneçësi ka refuzuar çfarëdo qasje në qasjen unitare dhe politikes së përbashkët me shtetin e Serbisë dhe kryetarin Aleksandar Vuciq si dhe institucionet serbe të cilat e përfaqësojnë popullin serb në Kosovë. Kjo qasje e tij individuale dhe mos respektim i bashkëpunëtorëve te tij dhe anëtarësisë së SLS na ka sjellë në këtë akt dorëheqjeje”, thuhet në komunikatë.

Boban Stankoviq dhe Nebojsha e Sllavisha Jakovljeviq më tutje pohojnë që shumica absolute e anëtarësisë së SLS se bashku me ta janë në dispozicion të Serbisë dhe politikës së saj me qëllim të qasjes unifikuese të politikes serbe në Kosovë. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483