Shpallje & Publikime

SHPALLJE PUBLIKE/ Njoftim publik për konsultime në procedurën e fazës së I – rë për Kushtet Ndërtimore

Njoftim publik për konsultime në procedurën e fazës së I – rë për Kushtet Ndërtimore

“ Ndërtimi i objektit për banim , Fshati turistik në Prevallë ” Sharri ” . Në kuadër të Parkut Kombëtar Në bazë të Nenit 12 paragrafi 2 dhe 3 të Udhëzimit Administrative Nr.01 / 2019 për lëshimin e Kushteve Ndërtimore për projektet e kategorisë së III .

Në lidhje me kërkesën paraprake për kushtet ndërtimore për projektin “ Ndërtimi i objektit për banim Fshati turistik në Prevallë në kuadër të Parkut Kombëtar ” Sharri ” . Nr . prot : 3217/20 të datës 09.07.2020 , zyrtari përgjegjës i nënshkruar më poshtë informon publikun për hapjen e procedurës së konsultimeve për projektin e propozuar dhe fton publikun të dorëzojnë komentet dhe pyetjet e tyre , brenda pesëmbëdhjetë ditësh nga data e këtij publikimi .

Komentet dhe pyetjet mund të dorëzohen në : Posta rekomande : Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit Departamenti i Planifikimit Hapësinor , Ndërtimit dhe Banimit Divizioni i Planifikimit Hapësinorë Ndërtesa e Rilindjes Kati i 14 , zyra nr.1417 , 10000 Prishtinë

Projekti mund të shkarkohet nga linku I mëposhtëm : http://mmph-rks.org/

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni : Suzana Goranci , Udhëheqëse e Divizionit të Planifikimit Hapësinor

Suzana.goranci@rks-gov.net Telefon : +381 38 200 32 553

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483