SPORT

Shoqet e Florijanës te Kombëtarja e Zvicrës bëjnë tatuazh në kujtim të bashkëlojtares së tyre të vdekur

Vdekja e yllit të futbollit zviceran, shqiptares Florjana Ismaili, ka tronditur të gjithë ata që e kanë njohur dhe sigurisht, adhuruesit e saj.

Sot, dy ditë pas gjetjes së kufomës, Francesca Calo, po ashtu yll i kombëtares zvicerane të futbollit, ka postuar diçka të rrallë në Instagram, shkruan nau.ch: në postimin e saj shihet një fotografi ku ajo dhe katër bashkëlojtare të saj kanë bërë tatuazh në kujtim të Florijanës së ndjerë.

Motivi i vizatimit është kapelja, që ka qenë shenjë dalluese e Florijana Ismajlit .
Pranë saj, mbishkrimi “Für die Familie” (Për familjen) dhe inicialet “FI” me numrin 9, që e ka bartur në shpinë kapitenia e ndjerë e YB.

View this post on Instagram

?FI9 – Für die Familie . #dufehlst

A post shared by ????????? ???ò (@__cescacalo) on

Në një postim tjetër, Francesca Calo shkruan: “Nuk mund ta kuptoj. Nuk dua ta besoj. Ti NA mungon Flo, na mungon kaq shumë. Si mundi të ndodh e gjithë kjo, përse u desh të ndodhte…”.

Francesca njihej me Florijanën që nga fëmijëria dhe është shoqëruar shumë me të.

Me tatuazhin në fjalë, Calo i ka dedikuar shoqes së saj nderimin e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.