Kosova

Shoqëria civile vlerëson se akuza ndaj Thaçit dobëson pozicionin e Kosovës në dialog

Shtëpia e Bardhë në Uashington këtë fundjavë nuk do t’i presë liderët e Kosovës e Serbisë në atë që shihej si rinisje e dialogut mes dy shteteve. Por ky takim me ndërmjetësimin e të dërguarit amerikan për dialogun, Richard Grenell, u anulua vetëm dy ditë para mbajtjes së tij.

Kjo për shkak se ndaj presidentit Hashim Thaçi, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi ngritjen e aktakuzës për krime lufte, raporton KOHA.

Nga Brukseli mospjesëmarrjen e konfirmoi edhe kryeministri Avdullah Hoti.

ripostuar njoftimin e Hotit në Twitter, emisari amerikan për dialogun, Grenell, ka thënë se e kupton vendimin e kryeministrit dhe se së shpejti do të ricaktojnë takimin.

“Faleminderit kryeministri Hoti! E kuptojmë vendimin tuaj dhe presim të ricaktojmë takimin së shpejti”, ka shkruar Grenell.

Në anën tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile thonë se pozicioni i Kosovës në dialog me Serbinë është përkeqësuar edhe më shumë.

Sipas Donika Eminit nga “CiviKos”, situata e krijuar me presidentin Thaçi e vë Kosovën në pozitë të vështirë dialoguese.

Arbresha Loxha, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, tha se anulimi i takimit në Uashington nga kryeministri është hap i gabuar, ngase me këtë tregon pafuqinë e tij politike.

Për takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, emisari Grenell ka thënë se synon të arrihet marrëveshje për krijimin e një zone ekonomike mes Kosovës e Serbisë, e cila do t’i ngjante asaj të Shenzhenit në Kinë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.