EKONOMI

Shoqata e Gastronomve të Prishtinës nuk përkrah veprimet që bien ndesh me rregullat e konkurrencës

Pas informimit nga mediat dhe pas një takimi me Autoritetin e Konkurrencës dhe Odën Ekonomike të Kosovës, Shoqata e Gastronomve të Prishtinës, shpreh qëndrimin e anëtareve të vet për respektim të dispozitave ligjore që rregullojnë konkurrencën dhe tregun e lirë.

“Shoqata nuk ka ndërmarrë dhe nuk përkrah asnjë marrëveshje që bie ndesh me Ligjin e Konkurrencës, përkatësisht çfarëdo forme të koordinuar të rritjes së çmimeve. Takimi ishte i rëndësishëm për të theksuar argumentet për çdo mundësi të lëvizjes së çmimeve, por gjithnjë konform ndryshimeve të kushteve në treg”, thuhet në komunikatë. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.