SPORT

Shokohet Milani, mposhtet lehtë nga Spezia, rrezikon kreun

Spezia i rezervon një surprizë të hidhur Milanit në javën e 22-të të Serisë A, duke i dhënë një asist Interit për të marrë kreun (zikaltrit përballen me Lazion). Skuadra e sapongjitur në Serinë A, ku aktkvizohet mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Ardian Ismaili, triumfoi 2-0 në stadiumn “Alberto Picco”, për të marrë tri pikë shumë të vyera, duke iu larguar zonës së ftohtë.

Një sukses i pabesueshëm për një skuadër modeste, që fiton për herë të parë në histori ndaj një emri të madh si Milani. Skuadra kuqezi zhvilloi një nga ndeshjet më të dobëta të sezonit, duke mos e  rrezikuar portën e Provedel, që pati shumë pak për të bërë gjatë gjithë ndeshjes. Spezia e zhbllokoi rezultatin me Maggioren në minutën e 56-të, ndërsa 10 minuta më vonë Bastoni dyfishoi epërsinë, duke e shtangur skuadrën kuqezi.

Goditja me kokë e Mandzukicit në fundin e sfidës ishte shumë pak për Milanin që të meritonte një rezultat më të mirë.