Shoferit që dyshohet se shkaktoi aksidentin në Kroaci i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Shoferit që dyshohet se shkaktoi aksidentin në Slavonski Brod të Kroacisë i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Këtë vendim gjykata e ka marrë për shkak të ekzistimit të arratisjes së shoferit kosovar.

Kjo u bë e ditur nga avokati i tij Igor Cisper.

Cispert tha se i ofroi gjykatës një shumë prej afro 14 mijë euro garanci për mosarratisjen e shoferit.

Avokati deklaroi se klienti i tij nuk po ndihet mirë, shkruan 24 sata.hr.

“Ne ofruam garanci prej 100,000 kuna apo 13 mijë e 300 euro, por gjykata nuk e pranoi shumën. Klienti im bisedon me familjen e tij në Kosovë çdo ditë, por nuk është aspak të mirë”.

Më 25 korrik autobusi nga Kosova që po vinte nga Gjermania u aksidentua në Slavonski Brod.

Si pasojë e këtij aksidenti vdiqën 10 persona dhe u plagosën mbi 40 të tjerë.

Go to TOP