Kombëtare

Shoferët “fluturojnë” në rrugët e Shqipërisë – policia publikon pamjet, tregon çfarë ndodhi gjatë natës

Policia shqiptare ka kryer kontrolle në aksin Sauk-Teg për të parandaluar aksidentet si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.

Gjatë kontrolleve, Policia ka regjistruar një mjet që qarkullonte me shpejtësi 198 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h.

Në një aksion disa orësh, Policia mori 12 leje drejtimi, për shpejtësi që variojnë nga 132 deri në 198 km/h dhe 7 patenta për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Dy drejtues mjetesh janë prangosur pasi u kapën duke ngarë mjetin kur kishin konsumuar alkool.

Ndërkohë në rrugët e Tiranës janë vendosura dragera për të pikasur shoferët që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i Policisë

Sauk-Teg- Vijon kontrolli me Radar, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Kontrolle edhe në të gjitha rrugët e Tiranës me dragera për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit.

Radari regjistron 198 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h, shpejtësi për aeroplanë, por kurrsesi për të udhëtuar i sigurt për veten dhe të tjerët në rrugë.

Pajisja shënon 1.11 mg/l dhe 0.99 mg/l alkool në frymëmarrjen e një drejtuesi mjeti pune!

Papërgjegjshmëri dhe guxim i tepruar, pasojat e të cilës mund të jenë fatale për jetën e përdorueseve të tjerë të rrugës.

Edhe pse kontrollet me radar dhe alkooltestues, janë shumëfishuar jo vetëm në Tiranë por në gjithë rrugët urbane dhe ato interurbane të Shqipërisë, pavarësisht se në fundjavë kontrollet janë edhe më të përqendruara, fushatat sensibilizuese gjithashtu më të shumta, përsëri ka akoma shumë drejtues mjetesh qe abuzojnë duke përdorur mjetin në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore, si “vrasës” të sigurisë në rrugë.

Prej orës 20:00 e deri në këto momente, janë shqiptuar 12 leje drejtimi, për shpejtësi që varionjnë nga 132 deri në 198 km/h. Dhe 7 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.29mg/l deri në 1.11 mg/l.

Dy drejtues mjetesh në pranga për drejtim mjetin në gjendje të dehur që varionin nga 0.78mg/l deri në 0.99 mg/l, sasi që sipas testeve të verifikuara vinte në rritje.

Gjithashtu janë vendosur 5 gjoba maksimale, me nga 30 mijë lekë të reja secila për abuzim me shpejtësinë për drejtues mjetesh rezident në një nga vendet e BE-së.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve te tjetër të rrugës.

Të fluturosh në rrugë gati me 200 km/h apo në gjendje të dehur ke cenuar rëndë sigurinë e jetës në rrugë.

Policia Rrugore me radarë e dragera është prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483