Kosova

Shllaku: Kosova pa plan për mbrojtjen e ujit, termocentrali “Kosova e Re” të mos ndërtohet në Obiliq

Masa e proklamuar këto ditë për ndalesën e shitjes së qymyrit për ngrohje është qesharake dhe nuk sjell asnjë përmirësim.

Duhet synuar të evitohen të gjitha burimet e ndotjes: nga ndalja e punës atëherë kur ka “hot spote”, ndalesa e qarkullimit të automjeteve, kontrolli i emisionit të gazrave, ndalesa e importit të makinave të vjetra e deri te plani i alarmit, i cili aplikohet në situata alarmante meteorologjike kur niveli i ndotjes është shumë i rrezikshëm, shkruan sot gazeta Zëri.

Toka, uji dhe ajri i Kosovës edhe më tej po vazhdojnë të jenë të ndotura, pavarësisht asaj se disa herë është kërkuar që institucionet përkatëse në vend të marrin masa adekuate për ruajtjen e ambientit.

Gjatë këtij viti është alarmuar se me uljen e temperaturave do të rritet cilësia e ajrit të ndotur në vend, e cila mund të lërë pasoja në shëndetin e qytetarëve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.