Show Biz

Shkumbin Ismaili publikon këngën e re “Ndjeva mall”

Këngëtari i njohur nga Maqedonia, Shkumbin Ismaili, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Ndjeva mall” titullohet kënga e tij e re, e cila është e zhanrit baladë.

Muzika, teksti dhe orkestrimi janë realizuar nga vet kantautori Shkumbin Ismaili.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë, dhe në të këngëtari shqiptar vjen me një interpretim mjaft special të këngës së tij.

Ana vizuale i është besuar produksionit të njohur nga Shqipëria, MAX Production.

Ismaili përndryshe vazhdon të jetë mjaft aktiv në muzikë me projekte të shumta, e mbrëmje muzikore kudo ku ka interesim.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483