KULTURË

Shkrimtari Fejzë Demiri-përkthehet në Meksikë

Fejzë Demiri, njëri nga krijuesit më të rinj, për moshën e re që ka (djalë 22 vjeçar), në letrat shqipe bëri emër me sprovat e njëpasnjëshme, duke i vënë vetes një diademë prej krijuesi, i cili na jep shpresë dhe shkas për të pritur edhe më shumë e më bindshëm, falë intuitës së tij që ka.

Ky pohim- konstatim mbështetet në dëshmitë e deritashme që ka ofruar Demiri, me suksese të mëdha në veprat e tij letrare duke u përkthyer në Spanjë, Amerikë, Itali, Francë e së fundmi në Meksikë ku nga aty ka marrë lëvdata të mëdha si krijues i mirëfilltë.

Demiri, është vlerësuar si njeri që sjellë vlera të njëmendta, prandaj shpresojmë dhe presim edhe prurje të tjera në vazhdimësi me sasi dhe cilësi të avancuara. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.