Kosova

Shkon ta kontrollojë rrymën, serbi rrah punëtorin e KEDS’it

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i sulmit ndaj personit zyrtar ka ndodhur gjatë ditës së djeshme shkruan Kosova.info.

Ankuesi mashkull K-Shqiptar zyrtar i KEDS-it ka raportuar se gjatë orarit të punës ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K-Serb për të lexuar njehsorin e rrymës elektrike, ku i njëjti e ka penguar dhe e ka kanosur.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.