Kombëtare

Shkon në 6 numri i viktimave nga koronavirusi

Një lajm i keq vjen nga spitali Infektiv në Tiranë, ku një paciente e infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë.

Viktima 71-vjeçare, e gjashta në Shqipëri, mësohet se vuante edhe nga hipertensioni.

Ministria e Shëndetësisë/

Ndërron jetë në spitalin infektiv pacientja 71-vjeçare, vuante nga hipertensioni

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë.

71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.