Kombëtare

Shkon në 21 numri i viktimave nga COVID-19/ Ndërron jetë boksieri i famshëm

Ka ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve nga sëmundja e Covid-19, ish-boksieri Skënder Kurti.

61-vjeçari kaloi vdekje klinike në 23 mars, dhe u raportua si viktima e pestë e koronavirusit në Shqipëri. Por Kurti nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin vdekjeprurrës dhe ka ndërruar jetë sot më 5 prill.Përveçse trajner, Kurti ka qënë gjithashtu edhe boksier kampion me ekipin e Tiranës, në të cilin zgjodhi më pas që të trajnonte të rinjtë.

Edhe pse në një moshë të re (61 vjeç) dhe i mësuar me sportin, pandemia globale nuk e ka kursyer duke i marrë jetën.

Me vdekjen e tij numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë shkon në 21.

Skënder Kurti:

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.