Kombëtare

Shkolla: Është vendosur në karantinë, familjarët u testuan dhe dolën ….

Një person prej stafit edukativ të shkollës ‘Omiros’ në Korçë ka dalë pozitiv në testin për koronavirusin, duke vënë në alarm prindërit e fëmijëve.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Drejtoria e Shkollës Jopublike ‘Omiros’, e cila në një deklaratë zyrtare bën me dije se që në çastin e parë që është konstatuar pozitiv mësuesi është vepruar me përgjegjësi të plotë sipas udhëzimeve të institucioneve.

Gjithashtu bëhet e ditur se mësuesi tashmë është vendosur në karantinë dhe po merr ilaçet e nevojshme, ndërsa familjarët e tij i janë nënshtruar testit dhe kanë rezultuar negativë.

Deklaratë zyrtare

Në lidhje me rastin e arsimtarit të shkollës ‘Omiros’ Korçë, i cili u gjend pozitiv në testin për koronavirus, Drejtoria e Shkollës deklaron se veproi që në çastin e parë me përgjegjësi të plotë dhe sipas udhëzimeve të dhëna nga institucionet përkatëse të Republikës së Shqipërisë.

Arsimtari ka shumë mundësi që të jetë infektuar pas mbylljes së shkollave në vend, por  meqenëse nuk ka siguri të plotë për këtë Drejtoria e Shkollës informoi menjëherë të gjithë prindërit e nxënësve dhe institucionet përkatëse ashtu siç duhej.

Ju sigurojmë se janë marrë masat përkatëse dhe po ndiqen rregullisht të gjitha procedurat e parashikuara.

Mësuesi që është vendosur në karantinë është duke marrë kurën e përshtatshme, ndërsa anëtarët e familjes së tij, të cilët po ashtu kanë kryer analizat e nevojshme, u gjendën negativë ndaj koronavirusit. Në çdo rast shkolla jonë do të kryejë dhe dezinfektim të detajuar para se të funksionojë sërish.

Nga Drejtoria e Shkollës ‘Omiros’.