SPORT

Shkodran Mustafi i thotë lamtumirë Arsenalit, zbulohet klubi i tij i ri

Milani është duke e konsideruar transferimin e mbrojtësit të Arsenalit, Shkdoran Mustafi, teksa ish-shefi ekzekutiv i klubit, Ivan Gazidis është duke i udhëhequr negociatat.

Mbrojtësi me prejardhje nga Gostivari ka qenë në qendër të kritikave këtë edicion për shkak të paraqitjeve të dobëta.

27-vjeçari kështu është shëndërruar edhe në njërin prej futbollistëve më të urryer te tifozët e Arsenalit.

Sipas “Tuttosport”, ish-ylli i Valencias do të largohet këtë verë nga Londra, derisa Milani kërkon transferimin e tij.

Gazidis, i cili e transferoi Mustafin tek Arsenali, tani e kërkon te klubi i tij i ri, Milani.

Image

Milani kërkon të përforcohet me një qendër-mbrojtës në verë, andaj Mustafi është opsioni ideal i ‘Rossonerëve’.

Ndryshe, vlen të përmendet se Mustafi e njeh Serie A pasi ka luajtur për dy edicione te Sampdoria para se të transferohej në Spanjë në vitin 2014.

Shfaq më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published.